Sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është kapur në flagrancë zyrtarja e Komunës së Junikut, Blerina Sallaj, bashkëpunëtore e kandidatit të AAK-së për kyetar të kësaj komune. E njëjta dyshohet se ka tentuar që të dërgojë në Mynih të Gjermanisë material të falsifikuar zgjedhor.
Dosja që dyshohet të jetë e falsifikuar përmban kopje të leternjoftimave, lista me emra të 200 personave, të përgatitura për votim nga diaspora. Në llaptopin e saj dhe telefonin e saj dyshohet se ka një numër të madh të dokumentacionit.
Ajo ka deklaruar se këtë material ka pasur të ia dërgojë vëllait të kryetarit të Komunës së Junikut, Agron Kuqit. E njëjta është duke u intervistuar në Drejtorinë e Krimeve e Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës. /Botapress.info/