Këto ditë u shkrua dhe u tha gjithçka mbi grabitjen, përvetësimin dhe shkatërrimin e vakëfit nga instalimi politik i Shaqir Fetait në kye të BFI. Vjedhje është edhe mohimi apo fshehja e kontributit të të tjerëve që e dhanë për kthimin e pronave e që po koincidon që të kthehen pikërisht tani, kur me lezet po i shkatërron Shaqua me honxho bonxhot e vet
Nga Ilir R.Topi
Kiç-Instalacioni politik i pushtetit aktual maqedonas, Shaqir Fetai, paska marrur pjesë në mbledhjen e fundit të Myftinisë së Gostivarit e cila, i paska raportuar për ramazanin e vitit që po e lëmë, për kurban bajramin si dhe për aktivitete të tjera! Tani kur është koha të fillohet të mendohet për aktivitetet e festave fetare të vitit të ardhshëm, Shaqir Fetai lejon që të debatohet mbi të kaluarën dhe të gjejë fije kashte ku të mbahet!!! Shaqir Fetai nuk guxon t’i mbajë peng mbledhjet e myftinive dhe ato të mbahen vetëm ky kur është i lirë, kur t’i dojë b… Mbledhjet mbahen menjëherë pas manifestimeve, festave, aksioneve fetare ndërsa në kryesi dërgohen raportet nga mbledhjet prej nga edhe informohet instalacioni Shaqir Fetai! Pra, këtij farë “reisi” të leshit nuk i intereson jeta fetare, nuk i interesojnë aktivitete, as sukseset, por, thjesht, i intereson “madhështia” e vet e cila duhet të jetë prezente në çdo mbledhje! Myftinia e Gostivarit, thotë Shaqir Fetai, sivjet i paska tejkaluar pritshmërinë e BFI-së? Jo more, pse, a vetëm pse edhe ky e instaloi një myfti siç u instalua vetë dhe, hajde burra, ta lavdërojmë m… tim!
Çfarë kryesie qenka ajo që pret shumë më pak ndërsa organi i sjell shumë, shumë, shumë më tepër!? Nejse, nëse nuk vetëlavdërohen, kush do t’i lavdërojë? Dhe, qershia mbi tortë ndodhë në fund të mbledhjes! I frustruar nga shpalimi i shkatërrimit të vakëfit që po ia bën Shaqir Fetai, i kompleksuar deri në veshë, i turpërur e i fajësuar nga largimi i Bankës Islame për Zhvillim që dëshironte të bëjë vakëf për Gostivarin një qendër tregëtare miliona euro, Shaqir Fetai shpik një risi të turpshme: “Në fund m’u dorëzua Vendimi i plotfuqishëm i pronës së re vakuf i BFI në teritorin e Muftinisë së Gostivarit.” A është i vetëdishëm se çfarë bën Shaqir Fetai? Hiç më pak se sa ai, në fakt, e zyrtarzon zhvatjen, vjedhjen, shkatërrimin e vakëfit! Shaqir Fetai nëse nuk është pronar i atij vakëfi, nuk është, ama bash nuk është kurrfarë personi që duhet t’i dorëzohet vendim për pronën e Myftinisë së Gostivarit, madje ky gjest idiotik nuk është i sanksionuar me asnjë ligj dhe me kurrfarë rregullore! Vendimi i është dorëzuar këtij organi si dokument se tash e tutje prona i kthehet Myftinisë. Nëse Shaqir Fetai dëshiron të luajë lojëra sa për ta zbutur shkatërrimin që po ia bën vakëfit, dhe merr në dorëzim një dokument i cili e vërteton se pronar i kësaj prone është BFI, atëherë, duhet ta ketë të qartë se Shaqir Fetai ka rënë në pozita të postierit apo të kuririt të thejshtë. Sepse, ky dokument nga ana e Myftiut të Gostivarit ka mundur të niset edhe përmes kuririt apo shoferit të tij dhe të dorëzohet në arkivin e BFI-së! Pse t’i dorëzohet Shaqir Fetait, pse t’i jepet edhe roli i kuririt! Ofendim, ë! Nejse, edhe ky është një isharet që flet se, pa të lënë mendja, nuk bëhesh për në “Bardovcë”!
Hej, po Shaqir Fetai është në fushatë partiake! Po ai duhet të dëshmojë se është në funksion të agjitacion-propagandës partiake të atij pushteti maqedonas që e instaluan si qyp të ndyrë në krye të BFI-së? Po disa nga pronat e kthyera që i përmend Shaqir Fetai janë kthyer qysh në fillim të vitit. Pse ka nevojë t’i nënvizojë tani, në fund të fushatës zgjedhore? A mban mend dikush se a ka kundërshtuar diçka Shaqir Fetai që e dëmton interesin e BFI-së? Jo, sepse, Shaqir Fetai është shumë i vetëdishëm se vetë ai është dëmi më i madh që i është bërë interesit të BFI-së përgjatë histoikut të vet! Tani kur po shpalosen faktet që flasin se si Shaqir Fetai po i vjedh edhe meritat e huaja por edhe po e shkatërron pronën e vakëfit, është krim që të flasë tani Shaqir Fetai për pronën që po i kthehet BFI-së. Ai duhet të flasë për pronat e Vakëfit që i ka hëngër “kuta partiake” , në kohën derisa ai po vegjeton si instalacion politik! Pastaj ky flet për haramin dhe hallallin. Harami flet për hallallin! Zot, ruana!