Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, i ka reaguar shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kurasi-Lilës, pas deklaratave se nuk duhet të falen gjobat e qytetarëve gjatë pandemisë
Nushi i ka quajtur robotë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.Ai ia ka përmendur VV’së edhe miratimin e vendimit për pagesën e rrymës së serbëve në veri të Mitrovicës.
“Kjo eshte shefja e grupit me te madh te roboteve ne Kuvendin e Kosoves. Keta robote nuk kane mendim. Kane vec komanda per te ngritur doren. Te 60 deputete sa jane, e kane ngrite doren ne rend si fishek per te paguar 11 milion € per rrymen e veriut. Tash paskan dale kunder faljes se gjobave per masat te cilat me se shumti nuk i ka respektuar vete VVja. Mos te harrojme, kjo zonja ne fjale, ka aktakuze aktive per KORRUPSION!”, ka shkruar Nushi në Facebook.
Ndryshe, shefja e deputetëve të VV-së, ka deklaruar sot se falja e gjobave të shqiptuara gjatë pandemisë, i dekurajon qytetarët që tashmë i kanë paguar ato./