Një zyrtar i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve është arrestuar dje, meqenëse është kapur në flagrancë duke marrë ryshfet. Bëhet fjalë për Leotrim Gashin, i cili është edhe këngëtar.
Ai ka një karrierë në muzikë, kryesisht në zhanrit popullor dhe folklorik.
Pak muaj më parë, ai ka publikuar projektin e tij të fundit muzikor, një “mashup” këngësh në kuadër të programeve festive.
Detaje për arrestimin e tij ka dhënë edhe Policia e Kosovës. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ai është kapur në flagrancë duke marrë ryshfet 5 mijë e 850 euro nga dy biznese aplikues dhe përfitues të subvencioneve.
Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë. 11.01.2022-13:30. DHKE sektori për hetimin e korrupsionit ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin mashkull kosovar asistent ekzekutiv në Ministrinë e Kulturës pasi që i njëjti ka marr 5.850 €, ryshfet nga dy biznese aplikues dhe përfitues të subvencioneve. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/01/leotrim.gashii_253082320_958609711747240_5026361131035228619_n.jpg)