Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, konsideron se zyrtarët që janë dënuar dhe kanë aktakuzë për korrupsion, nuk ishte dashur të kandidonin për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.
“Rasti i Nagip Krasniqit që është arrestuar për diçka tjetër e aktakuza për tjetër gjë. Këto raste janë të montuara politikisht dhe nuk kanë ndonjë bazë dhe personat e tillë nuk mund të penalizohen dhe të mos marrin pjesë në zgjedhje’’, shprehet ai.
Deputeti i VV-së, shprehet shumë skeptik për punën e sistemit ligjor në vend, derisa thotë se nëse Prokuroria dhe Gjykata e ka shpallë të pafajshëm Rastin ‘’Pronto’’ s’ka çfarë të thotë më shumë.
‘’Prokuroria dhe Gjykata që e shpallë rastin Pronto si të pafajshëm çfarë kemi me fol më shumë për të është puro politike edhe prokuroria edhe gjykata’’, shprehet ai.
Për deputetin Thaçi, Vettiungu mbetët i vetmi opsion për sistemin e drejtësisë.
‘’I vetmi opsion për Gjykata do të ishte Vettingu me këta prokurorë e gjykatës që shpallin të pafajshëm rastin Pronto dhe shumë raste të tjera’’, tha ai.



Të tjera
Aktuale
Abdixhiku në Llap: Dyert e LDK-së janë gjithmonë të hapura për secilin që beson e kontribuon
Kreu i LDK-së dhe kandidati për
Lajme
Festivali Sunny Hill merr Çmimin për Impakt Ekonomik
Oda Ekonomike e Kosovës ka shpërblyer
Aktuale
Miftaraj-VV’së: Mos lshoni pe pa e vjedh mirë këtë shtet qe e keni marr të gatshëm
Ehat Miftaraj nga IKD ka komentuar