Karim Benzema është pensionuar nga Kombëtarja franceze e futbollit. Sulmuesi i Real Madridit e ka bërë të ditur vet lajmin nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetet sociale.
“Kam bërë përpjekjet dhe gabimet e nevojshme për të qenë këtu ku jam sot dhe jam krenare për këtë! Unë kam shkruar historinë time dhe e jona po mbaron”, ka shkruar Benzema.
Messi, mbrëmë ka fjetur me Kupën e Botës! Leo e mori trofeun në dhomën e tij…
34-vjeçari gjatë karrierës së tij ka regjistruar 97 ndeshje për Francën duke kontribuuar me 37 gola.Ky vendim i Karim Benzemas vjen vetëm një ditë pasi Franca u mposht në finale të Kupës së Botës nga Argjentina.
Benzema nuk ishte pjesë e reprezentacionit francez në këtë Botëror për shkak të një lëndimi./Botapress.info./