Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e ka përshëndetur miratimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
”Lajm i mirë për Kosovën dhe BE-në. Urime të gjithëve”, thuhet në deklaratën e shkurtër në Twitter, të martën.
12 vite- Kosova thyen rekord për pritjen më të gjatë të liberalizimit të vizave në Ballkan
Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi nesër do të udhëtojë për në Strasburg, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Kosova me vite vazhdoi të mbetet vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që i nënshtrohet regjimit të vizave, kjo pritet të marrë fund sipas zyrtarëve të BE-së më së largu më 1 janar 2024. /Botapress.info/