Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se është befasuar me reagimet në Kosovë në lidhje me Ligjin për të huajt. Është shprehur e kënaqur me qasjen, siç e quajti – konstruktive të kryeministrit Albin Kurti në takimin e së shtunës.
Të pyetur në lidhje me reagimet e partive opozitare, BE-ja në Kosovë ka thënë se është befasuar dhe se PDK-ja ka qenë gjithmonë e përkushtuar ndaj rrugës së Kosovës drejt BE-së por edhe ndaj dialogut.
“E shtuna ishte një ditë e mirë. Jemi shumë të kënaqur me qasjen konstruktive të treguar nga Qeveria e Kosovës dhe nga Kryeministri Kurti, i cili tregoi qartë përkushtimin e tij për integrimin në BE”.
“Siç e dini, normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet një nga faktorët kryesorë për të dyja palët në rrugët e tyre përkatëse drejt integrimit në BE. Jemi disi të befasuar nga reagimet të cilave ju po i referoheni”, thuhet në përgjigjen e tyre për Kohën.



Të tjera
Aktuale
LDK i përgjigjet Haradinajt që tha se s’i intereson takimi me Abdixhikun
Lidhja Demokratike e Kosovës i është
Aktuale
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, bie i benzinës
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe
Aktuale
Haradinaj lëshon “bombën”: Kurti ka qenë në lidhje dashurie me një serbe
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në