Kampi i policisë në Mitrovicë i njohur si “Belvedere”, nga sot do të njihet me emrin e ri “Enver Zymberi”. Në ceremoninë e mbajtur sot për zyrtarizimin e emrit të ri ishte prezent edhe kryeministri Albin Kurti.
Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe zbulimi i pllakës me emrin e heroit të shpallur Enver Zymberi.
Mbi 60 sulme ndaj policëve të cilëve shteti s’ua paguan as shtesat e rrezikshmërisë
Ajo çfarë ra në sy është huqja që i është bërë mbiemrit të këtij të fundit të vendosur në pllakë, ku në vend të ‘Zymberit’ është vendosur ‘Zymeri’.
Siç duket, kjo kaloi pa u vërejtur edhe nga kryeministri Kurti./Botapress.info/