Zvicra po konsideron burgosjen deri në tre vjet për personat që ngrohin dhomat e tyre mbi 19 gradë Celsius, nëse vendi detyrohet të racionalizojë përdorimin e gazit për shkak të luftës në Ukrainë, shkruan Daily Mail, përcjell Botapress.info
Vendi mund të shpërndajë gjoba edhe ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat e reja të propozuara.
Duke folur për Blick, Markus Sporndli, që është zëdhënës nga Departamenti Federal për Financa, tha se rata për dënime në baza ditore mund të fillojë prej 30 frangave zvicerane.
Ai shtoi se gjoba maksimale mund të arrijë deri në 3 mijë franga.Sipas masave potenciale, temperatura në ndërtesat që ngrohen me gaz nuk mund të jetë më shumë se 19 gradë.
Parashikohet se masat e reja të propozuara mund të shkaktojnë shumë sfida dhe pakënaqësi. Sa i përket masave të parapara, kantonet e vendit kanë kohë deri me 22 shtator për të dorëzuar ndonjë ankesë. /Botapress.info/