Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka bërë të ditur se ekipit të RTV Dukagjini gjatë raportimit në Zveçan i është dëmtuar vetura.
Raportohet se nuk ka të lënduar, në ndërkohë që kjo është vetura e dytë e këtij mediumi që është vandalizuar nga protestuesit lokalë.
LEXO EDHE:
Pamje: Pjesëmarrje masive e serbëve në Zveçan, KFOR siguron objektin e komunës me tela gjemborë
“Në vazhdën e ngjarjeve në komunat veriore të Kosovës, ky është sulmi i 16 në drejtim të mediave brenda dy ditësh.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë kërkon posaçërisht nga prezenca ndërkombëtare që të krijojë ambient më të sigurt për gazetarët, kameramanët, fotoreporterët dhe shoferët, që janë në krye