Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike tha për rtv21 se ende është në proces të shqyrtimit të tarifave të reja të rrymës.
ZRRE bëri të ditur se nuk mund të paragjykojë nëse në muajin prill do të ketë apo jo shtrenjtim të rrymës.
“ZRRE është duke shqyrtuar aplikacionet për të hyrat e lejuara maksimale nga operatorët e licencuar KOSTT, KEDS dhe KESCO, në kuadër të procesit të rregullt tarifor për vitin 2026. Të gjitha aplikacionet e dorëzuara janë publikuar në faqen zyrtare të ZRRE-së, në funksion të transparencës dhe informimit të publikut. Vlerësimi i këtyre aplikacioneve është në proces dhe po kryhet nga ekspertët e ZRRE-së, përmes analizës së detajuar teknike dhe financiare, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative në fuqi. Në këtë fazë, ZRRE nuk mund të paragjykojë rezultatet e shqyrtimit. Pas përfundimit të vlerësimit, raportet përkatëse dhe propozimet tarifore do të publikohen dhe do t’i nënshtrohen procedurave të mëtejme, përfshirë konsultimin publik, para marrjes së çdo vendimi final.”, thuhet ë përgjigjen e ZRRE -së.
KEDS, KESCO, dhe KOSTT, javë më parë, iu drejtuan Zyrës së Rregullatorit të Energjisë elektrike, me kërkesë që të shtrenjtohet çmimi i rrymës.



Të tjera
Lajme Opinione
24 hektarë Kishës Serbe “për hatër të Rashiqit”, Hoti: Pra me vite ishte “tradhti”, kjo është retorika e mashtruesit
Deputeti i Lidhjes Demokratike e
Aktuale
“Nenad, po e bëj për shkakun tënd”: Rashiq thotë se falë tij Kurti i barti 24 hektarët Manastirit të Deçanit
Ministri për Komunitete dhe
Lajme
Eksperti kushtetues: Kërkesa e VV-së që të detyrohen 120 deputetë të rrinë në sallë i jep të drejtë veto-je Listës Serbe
Avokati dhe eksperti kushtetues, Faton