Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti pritej që të raportonin sot në Komisionin për Siguri dhe Çështje të Mbrojtjes.
Por, Sveçla dhe Mehmeti kanë lëshuar sallën ende pa nisur raportimi para deputetëve të cilët janë pjesë e këtij komisioni.
Shkak i largimit kanë qenë përplasjet verbale me deputetët prezentë.
Kryetari i Komisionit, Bekë Berisha tha se i ka ftuar ndaras në raportim dhe jo bashkë, por kjo është kundërshtuar nga ministri dhe drejtori i Policisë së Kosovës.
Berisha në një rast i është drejtuar ministrit me “Zotëri Cfeklla”.