Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka komentuar zhvillimet e fundit që po ndodhin në Kosovë, ku politikanë të shumtë kanë paralajmëruar një sulm të mundshëm serb në Kosovë, pas pushtimit që ia bëri Rusia Ukrainës.
Zogaj përmes një shkrimi në Facebook tha se nëse dikush ka informacione se Serbia mund ta sulmojë veriun e Kosovës atëherë duhet që këto informacione të mbahen për vete, të përgatitet shteti dhe institucionet të mobilizohen heshturazi.
Sipas tij, shpërndarja e këtyre informacione pa qenë të sigurta nuk është agjent e Kosovës e as e NATO-s.
Nderkohe ne Kosove, ka nje etje te njerezve me deklaru qe “Serbia do te mund te sulmoje ne veri.” Cka eshte ky zell qe me u deklaru per dicka kaq te ndjeshme? Nese keni informacione, mbani per vete, pergatiteni shtetin, njoftoni aleatet e mobilizoni institucione heshturazi. E nese nuk keni informacione te tilla, nuk ish dashte me kriju keso situatash sepse kjo pastaj eshte agjende e dikujt tjeter, e jo e Kosoves e as e NATO-se.
P. S, i pashe dekaratat e Konjufces, Xhavit Halitit etj”, shkroi Zogaj.