Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka reaguar pas shpërthimit të zjarrit në hapësirat e Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Gashi tha se kriminelët, pas një krimi, i djegin veturat duke theksuar “24 vite aktivitet kriminal”.
“Kriminelet e sofistikuar, pas 24 vitesh aktivitet kriminal, ‘zakonisht’ e djegin Institutin e Mjekësisë Ligjore – nëse jo tërë objektin, të paktën zyrën e drejtorit”, shkroi tutje ai.
Sipas tij, kjo situatë është shumë shqetësuese.