Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka dalë me një njoftim zyrtar rreth gjendjes shëndetësore të personave të lënduar nga zjarri që kaploi objektin e qendrës tregtare “Elkos”.
Sipas njoftimit, në spital janë duke u trajtuar tetë persona të cilët janë “kryesisht janë të helmuar nga tymi”.
Po ashtu, theksohet se pacientët janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë:
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë deri më tani janë duke u trajtuar 8 pacientë nga rasti i djegies së një objekti në Pejë.
Pacientët janë duke u trajtuar tek Spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi.