Zjarr i madh ka shpërthyer pranë zyrave të kompanisë Microsoft në qytetin Be’er Sheva në jug të Izraelit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesa banimi në zonë.
Ekipet e zjarrfikësve dhe ndihmës së shpejtë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të ndihmuar të plagosurit. Sipas shërbimeve izraelite të emergjencës, pesë persona janë lënduar dhe janë transportuar në spital për trajtim mjekësor, raporton Gazeta Express.
Dyshohet se sulmi ka qenë pjesë e një tjetër përpjekjeje nga ana e Iranit për të goditur parkun teknologjik Gav-Yam, një qendër e avancuar teknologjike ku ndodhen zyra të disa kompanive të mëdha ndërkombëtare. Zyrtarë iranianë kishin deklaruar një ditë më parë se ky park ishte objektivi i tyre, por raketat kishin goditur spitalin Soroka që ndodhet afër.
Autoritetet izraelite po hetojnë ngjarjen dhe janë në gjendje gatishmërie për të parandaluar sulme të tjera të mundshme. /BBC



Të tjera
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur
Aktuale
Kurti për 2 milionë eurot e ndara për aviokompanitë
Kreu në detyrë i Qeverisë së
Ekskluzive Lajme
Rrëfimi emocionues i Gjeneralit të LDK-së, Gëzim Hazrolli
Kandidati i LDK-së për deputet në