Një zjarr është raportuar pak më parë në afërsi të “American Clinic” në lagjen ‘Arbëria’ të Prishtinës, ku në vendin e ngjarjes janë parë tri kamionë të zjarrfikësve
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë për praninë e shtuar të forcave të emergjencës, që reaguan menjëherë pas raportimeve për flakët në një pjesë të objektit pranë klinikës.
Lidhur me rastin, ka reaguar vetë klinika duke sqaruar se zjarri nuk ka ndodhur brenda ambienteve të klinikës, por në pjesën anësore të objektit.
“Klinika Amerikane ‘Dr. Behar Kusari’ njofton opinionin publik se gjendja e krijuar pak orë më parë, nuk ka të bëj me ndonjë zjarr në Klinikë. Zjarri kishte të bënte me pjesën anësore të objektit, për çka falënderojmë zjarrfikësit dhe Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe bashkëpunim korrekt”, thuhet në reagimin e Klinikës.
Ata kanë theksuar se situata është nën kontroll dhe nuk ka pasur asnjëherë ndërprerje të shërbimeve për pacientët.
“Plani operativ dhe shërbimi 24/7 është duke u kryer për të gjithë pacientët nga stafi mjekësor profesional dhe në asnjë moment nuk ka pasur dhe nuk do të ketë ndërprerje të shërbimeve. Të gjithë pacientët i falënderojmë për besimin dhe bashkëpunimin dhe njëherësh ju sigurojmë për përkushtimin tonë me shërbimet profesionale dhe kujdes.”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.
Të tjera
Aktuale
Çfarë synohej me mbylljen e Urës së Ibrit, Jamie Shea: S’ishte ideja e ndarjes së Kosovës
24 qershori 1999 shënon ditën kur
Aktuale
DASH anulon mbi 6 mijë viza studentore, Ambasada Amerikane: Shkelën ligjin dhe mbështetën terrorizmin
Departamenti i Shtetit ka anuluar më shumë
Aktuale
Pikat kufitare të ngarkuara sot, pritje deri në tri orë për të dalë nga Kosova
Deri në tri orë janë pritjet