Një zjarr i madh ka rënë sot në orët e hershme të mëngjesit në një servis në fshatin “Katund i Ri” në Pejë.
Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por nuk ka viktima dhe lëndime në njerëz.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se shkaktarët e zjarrit ende nuk dihen.
“Në orën 03:54 të ditës së sotme, policia gjatë patrullimit ka vërejtur zjarrin dhe menjëherë kanë shkuar në lokacion. Në një servis të automjeteve janë kapluar nga zjarri një kamion, një autobus, tri vetura. Dëmet materiale në objekt janë shumë të mëdha. Të lënduar nuk ka, kurse shkaktari ende nuk dihet”, tha Gashi.



Të tjera
Aktuale
Takimi në Bruksel me vendet e NATO-s, Bajrami paraqet perspektivën e Kosovës
Ambasadori i Kosovës në Bruksel dhe
Shëndetësi
Kafeja në mëngjes pa ushqim, si ndikon në trup?
Për shumë njerëz, dita nis me
Aktuale
Numërimi i votave për deputetë: Përfundon në Gjilan e Prizren, vazhdon në Prishtinë
Po vazhdojnë aktivitetet në Qendrat Komunale