Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Abri e Poshtme të komunës së Drenasit, ku një zjarr masiv ka përfshirë një pronë private, duke shkaktuar dëme të jashtëzakonshme materiale
Rreth orës 04:30, V.B, viktima dhe njëkohësisht ankuesja, ka lajmëruar përmes telefonit se një shtallë me ushqim për bagëti ishte përfshirë nga flakët. Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar patrullat policore dhe njësia e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin, por dëmet kanë qenë të mëdha.
Sipas dëshmisë së saj dhe konstatimeve në vendin e ngjarjes, nga zjarri janë djegur: Shtalla me ushqim, një aher, shtëpia e banimit dhe garazhet, katër lopë, dy automjete, dhe një traktor dhe pajisje të tjera bujqësore.
Fatmirësisht, familjarët që ndodheshin në shtëpi kanë arritur të largohen me kohë dhe nuk ka të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësia e hetimeve rajonale, eksperti i energjisë elektrike dhe eksperti i zjarrit, ndërsa deri tani nuk dihet shkaktari i incidentit, e as ndonjë person i dyshuar.
Sipas ankueses, vlera e dëmit kap shifrën e rreth 100 mijë eurove.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe hetimet janë në zhvillim.



Të tjera
Aktuale
Tronditet Prishtina në ditën e Bajramit, ngjarje e rëndë spo ndodhi
Policia ka konfirmuar vdekjen e një
Lajme
Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar
Një veturë ka rënë nga ura
Aktuale
Lumir Abdixhiku tregon disa shije të tij në 60 sekonda
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir