Zjarr i madh në fabrikën e stiropolit në Prizren, dëmet mbi 400 mijë euro

Një incident i rëndë zjarri ka ndodhur sot në fshatin Mushnikove të Prizrenit, ku një fabrikë është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Siç mëson Sinjali, rasti është raportuar më 7 prill 2026, ku zjarri ka shpërthyer në fabrikën e stiropolit “Sat Styro”.

Njësitet policore kanë reaguar menjëherë pas pranimit të informatës, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin, duke e vënë situatën nën kontroll.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e Stacionit Policor në Prizren dhe njësia e krimteknikës, të cilët kanë nisur ekzaminimet për zbardhjen e rrethanave.

Bazuar në informacionet e para, siç mëson Sinjali, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një makineri që përdoret për thithjen e pluhurit brenda fabrikës

Dëmet materiale nga zjarri vlerësohet të jenë mbi 400 mijë euro.

Si pasojë e tymit, një punonjës i fabrikës ka pësuar probleme me frymëmarrje dhe është dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren. Sipas mjekut kujdestar, ai nuk ka lëndime të dukshme dhe ndodhet nën kujdes mjekësor.

Pronari i fabrikës dhe punonjësi i lënduar nuk kanë qenë në gjendje të japin deklarata për momentin.

Lidhur me rastin janë njoftuar strukturat përkatëse hetimore, përfshirë edhe prokurorin e shtetit, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Të tjera

Aktuale

Rritet çmimi i naftës në Kosovë, bie i benzinës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe