Një zjarr i madh ka përfshirë para pak orësh diskotekën ‘Gate Club’, ku për shkaqe akoma të panjohura, objekti është kapluar nga flakët tërësisht, raporton Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali, janë shkaktuar dëme të mëdha dhe zjarrfikësit që nga orët e para të mëngjesit ndodhen në vendin e ngjarjes.
Bazuar në informacionet e para, zjarri është lokalizuar dhe situata është vënë nën kontroll – ndërsa fatmirësisht s’ka persona të lënduar.