Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier, i ka shkuar në zyrë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu. “Po, është takim i rregullt javor”, tha Kryeziu.
Sulmi ndaj shqiptarëve në veri, Policia: U sulmuan nga një grup kriminelësh të maskuar PAMJE
Ende nuk dihet se cilat janë temat që po diskutohen aty.
Ky takim mes Kurtit dhe Hovenierit, ishte i pari pas masave që ShBA-të i vendosën ndaj Kosovës. Diplomati amerikan duket se u zemërua me mospërfilljen e kërkesave nga ana e shefit të qeverisë kosovare, për shkak të situatës në veri.
Të marten ai njoftoi se Forca e Sigurisë u përjashtua nga “Defender 23”.
Derisa tha se zyrtarët e lartë të Kosovës nuk janë të mirëseardhur për t’i vizituar Shetet e Bashkuara.
Jeffrey Hovenier po ashtu theksoi se ShBA-të nuk do të angazhohen për të lobuar për njohjet e reja për Kosovën./Botapress.info/