Ministri i Energjisë së Ukrainës, Herman Halushenko tha se vendi po bën “çdo gjë që është e mundshme” të rikthejë furnizimin me energji elektrike nga termocentrali bërthamor i Çernobilit.
Komentet e Halushenkos erdhën të enjten përmes një deklarate të postuar në faqen e internetit të Ministrisë së Energjisë së Ukrainës, raporton CNN.
Ministri shpjegoi se ekzistojnë disa linja elektrike për termocentralin, ku e fundit është “shkatërruar si pasojë e granatimeve të okupatorit” të mërkurën. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha se ishte informuar nga Ukraina se Çernobili kishte humbur kontrollin mbi energjinë, por se ajo nuk kishte “asnjë ndikim kritik” në sigurinë e termocentralit.
“Për hir të sigurisë së Ukrainës ose Evropës, dhe për të gjithë botën, ushtria [ruse] duhet të largohet nga objektet bërthamore”, tha Halushenko.
“Terrorizmi bërthamor nuk ndodh vetëm kur synohen stacionet bërthamore. Është edhe kur stafi është nën presion të madh dhe një gabim i vetëm mund të ketë pasoja të mëdha”, paralajmëroi Halushenko.