I njohur si përkrahës i hapur pro Vetëvendosjes, duket se edhe ai është i zhgënjyer më qeverisjen Kurti. Analisti Xhevdet Pozhari përmes një postimi në Facebook pasi ka përmendur “vitrat” e Qeverisë prej 100 euro dhe 10 euro më shumë për pensionistët e për fëmijët, ka shtruar pyetjen: Deri tash asnjë “peshk i madh” nuk është arrestuar!Kallxomni ku është suksesi qetu?
Ja postimi i Pozharit në Facebook
Deri tash Qeveria i ka ndihmu në këtë krizë qytetarët me 100 euro ata që punojnë. 10 euro ma shumë pensionistët dhe 10 euro për fëmijët.
Deri tash asnjë “peshk i madh” nuk është arrestuar, anipse edhe sot e kësaj dite nuk mungojnë akuzat ndaj ish pushtetarëve për hajni.
Kallxomni ku është suksesi qetu?