Policia e Kosovës, ka njoftuar se një vajzë nga Prishtina është zhdukur, pasi që e njëjta është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, shkruan Gazeta Botapress.info
Ky rast është në procedurë hetimore, dhe se për të njëjtin është njoftuar edhe prokurori kujdestar.
“PERSON I ZHDUKUR – Prishtinë 21.05.2023 – 19:20. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti në procedurë hetimore, përderisa është njoftuar edhe prokurori kujdestar”, ka njoftuar PK’ja. /Botapress.info/