Oda Ekonomike e Kosovës, ka njoftuar se çështja lidhur me mosnjohjen e barkodeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare tashmë është zgjidhur, dhe se, nga data 22 maj e këtij viti, OEK është bërë zyrtarisht anëtare e GS1, organizatës ndërkombëtare për barkode me seli në Bruksel, shkruan Gazeta Express.
Në njoftimin e bërë nga OEK theksohet për sipërmarrësit se tani e tutje produktet dhe shërbimet e tyre do të identifikohen me barkode të njohura globalisht.
‘‘Kjo nënkupton që ofertat tuaja do të kenë një identitet të pranuar ndërkombëtarisht dhe, si rrjedhojë, një vlerë të shtuar në tregun global — falë anëtarësimit në GS1’’ thuhet ndër tjerash.
Postimi:
Të nderuara biznese të Kosovës,
Kemi nderin dhe kënaqësinë t’ju informojmë se, që nga data 22 maj 2025, jemi bërë zyrtarisht anëtare e GS1, organizatës ndërkombëtare për barkode me seli në Bruksel.
Çështja shumëvjeçare lidhur me mosnjohjen e barkodeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare tashmë është zgjidhur. Ky sukses i rëndësishëm është arritur falë përkushtimit të ekipit tonë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer me stafin e GS1.
Të nderuar sipërmarrës, nga ky moment e tutje, produktet dhe shërbimet tuaja do të identifikohen me barkode të njohura globalisht. Kjo nënkupton që ofertat tuaja do të kenë një identitet të pranuar ndërkombëtarisht dhe, si rrjedhojë, një vlerë të shtuar në tregun global — falë anëtarësimit në GS1.
Së shpejti, ekipi ynë do t’ju ofrojë udhëzime të detajuara mbi hapat e nevojshëm që do t’i ndërmarrim së bashku për zbatimin e barkodeve të reja GS1 Kosovë.
Urime të gjithëve për këtë arritje të rëndësishme!



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në