Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për kuvendin komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit.
Kështu është njoftuar me anë të një komunikate për media nga KQZ-ja, ku është shtuar se janë pranuar pranuar 2 aplikime për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje per komunen e Zveçanit dhe 3 per komunen e Leposaviqit.
Babai i Sokol Halilit ishte brenda shtëpisë ku ai u vetëvra, pamjet kur del nga aty
Në njoftimin e KQZ-së bëhet e ditur edhe se, Partia Demokratike e Kosovës ka 16 kandidatë në Zveçan dhe 4 në Leposaviq.
Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje, ka 10 kandidatë në Zveçan dhe 2 në Leposaviq.
Komunikata e plotë:
Përfundon afati për aplikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit
Prishtinë, 2 dhjetor 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme per Kuvendin Komunal te Zveçanit dhe Leposaviqit, të cilat do të mbahen më 25 dhjetor 2022.
Gjatë kësaj periudhe (26 nëntor – 02 dhjetor 2022), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 2 aplikime për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje per komunen e Zveçanit dhe 3 per komunen e Leposaviqit, si në vijim:
Sipas afateve të miratuara nga KQZ-ja, procesi i vendimmarrjes për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve do të ndodhë deri më 6 dhjetor 2022./Botapress.info/