Gjykata Supreme ka pranuar një ankesë në lidhje me rezultate e zgjedhjeve të 28 dhejtorit.
Pas rrëzimit të ankesës nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës i është drejtuar Gjykatës Supreme.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Supremes, Antigona Uka.
Në një përgjigje për Express, ajo ka dhënë disa detaje.
“Bazuar në informacionet nga Zyra për Menaxhimin e Lëndëve, në Gjykatë Supreme, deri më tani, është pranuar një (1) ankesë administrative, kundër vendimit të PZAP-së, nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës.”, ka thënë ajo, duke shtuar se Supremja ka afat pesë ditë që të vendosë për ankesa pasi të mbyllet afati për ankimim.
“Afati për paraqitje të ankesës në Gjykatë Supreme është 48 orë, nga pranimi i vendimit të PZAP-së, ndërsa afati i vendosjes për këto ankesa, në Gjykatën Supreme, është pesë (5) ditë.”, është shprehur ajo.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në