Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, ka deklaruar se 24 maji i vitit 1992, datë kur janë mbajtur zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në Kosovë, shënon një datë historike dhe, një nga momentet më të ‘‘rëndësishme në zhvillimin e demokracisë dhe shtetësisë’’ së vendit
Nga LDK është deklaruar se këto zgjedhje shënojnë edhe fillimin e një rrugëtimi drejt lirisë, pavarësisë e demokracisë.
Tutje, nga kjo parti theksohet edhe se, ish-presidenti Ibrahim Rugova, mbetet një figurë e pazëvendësueshme, prijës politik që orientoi kombin në një periudhë të vështirë.
Postimi:
ZGJEDHJET E PARA PARLAMENTARE DHE PRESIDENCIALE
24 maji i vitit 1992 është një datë historike që shënon një ndër momentet më të rëndësishme në zhvillimin e demokracisë dhe shtetësisë së Kosovës. Në këtë ditë u mbajtën zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në një Kosovë të trazuar nga lufta, që po vinte pashmangshëm, por edhe e frymëzuar nga shpresa për një të ardhme të lirisë dhe pavarësisë.
Zgjedhjet e 24 majit përbënin jo vetëm një ngjarje të rëndësishme elektorale, por edhe fillimin e një rrugëtimi të gjatë e të vështirë drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, me synimin për ta parë Kosovën një ditë si një shtet të pavarur dhe demokratik.
Ky proces shënoi gjithashtu ngjarjen historike të zgjedhjes së Presidentit të parë të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, i cili si udhëheqës i Kosovës, u bë udhërrëfyes, misionar, duke udhëhequr me përkushtim dhe vizion një popull të tërë në rrugën e tij për liri, pavarësi dhe demokraci. Ai ishte, dhe mbetet, një figurë e pazëvendësueshme, një prijës shpirtëror dhe politik që orientoi kombin në një periudhë të vështirë dhe në kërkimin për njohjen ndërkombëtare.
Sot, përkujtojmë veprën e Dr. Ibrahim Rugovës, që me vizionin dhe angazhimin e tij, u bë arkitekt i shtetësisë së Kosovës dhe projektues i pavarësisë që gëzojmë sot. /GazetaExpress
Të tjera
Showbiz
Olta Gixhari e papërmbajtshme, shfaqet provokuese më këtë veshje
Olta Gixhari është një nga aktoret
Aktuale
Dyfytyrësia e përsosur: Atë çka e shante te populli për Thaçin, sot e mçon Kurtin vet
Nga apostull i moralit politik, në
Aktuale
KFOR vendos 114 tabela përgjatë kufirit Kosovë-Serbi
KFOR ka njoftuar se ka