Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, e cila është zgjedhur deputete në koalicion me VV-në, ende nuk e ka një qëndrim në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri.
Ajo nuk ka thënë se do ta përkrah presidenten aktuale Vjosa Osmani edhe për një mandat,
Në Tëvë1, ajo ka thënë se për këtë çështje duhet një koordinim i partive politike.
“Çfarë mund të them se përpjekja jonë e përbashkët, e të gjithë duhet të ishte që të evitonim procesin tjetër zgjedhor. Përpjekja jonë e parë dhe rëndësia më e madhe, pesha e gjithë diskutimit do të duhej të ishte të kemi një dakoordim, të hyjmë me një qartësi, mbi kushdo që e ka kandidaturën, znj.Osmani apo dikush tjetër, por që ne të dalim me sukses nga ky proces”, ka thënë ajo.
Sipas saj, partitë politike duhet të konsultohet për këtë çështje.
“Gjithsesi duhet të kemi darkoordim për 80 vota, ajo është e domosdoshme edhe është bazë, dhe si e tillë mbetët të shihet se ka do të orientohet diskutimi i partive politike”, ka thënë ajo.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në