Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza ka thënë se përpjekja për zgjedhjen e Presidentit në mënyrë të njëanshme dhe me shkelje flagrante të Kushtetutës, është sulm ndaj shtetit të së drejtës, që minon rendin tonë demokratik.
“Sot jemi përballë një akti të rrezikshëm për të ardhmen e shtetit tonë. Përpjekja për zgjedhjen e Presidentit në mënyrë të njëanshme dhe me shkelje flagrante të Kushtetutës është sulm ndaj shtetit të së drejtës, që minon rendin tonë demokratik”, ka thënë Hamza.
Partia Demokratike e Kosovës sipas tij e kundërshton çdo tendencë politike për t’i shpërfillur procedurat kushtetuese.
“ Ne nuk do të lejojmë që një subjekt politik ta shfrytëzojë pushtetin për të injoruar vullnetin e qytetarëve dhe për t’i dobësuar institucionet legjitime të vendit tonë. Veprimet e tilla ua mohojnë qytetarëve të drejtën për të vendosur për të ardhmen e tyre dhe rrezikojnë ta çojnë vendin drejt një anarkie politike, e cila mund ta destabilizojë shtetin tonë të ri. Kosova është ndërtuar mbi vlerat e lirisë, drejtësisë e barazisë dhe nuk do të lejojmë që këto vlera të cenohen përmes abuzimit me pushtetin apo shkeljes së Kushtetutës”, ka thënë Hamza.
Partia Demokratike e Kosovës sipas tij do të qëndrojë gjithmonë në mbrojtje të Kushtetutës, institucioneve dhe shtetit të së drejtës.
“I bëjmë thirrje edhe qytetarëve që të jenë të vëmendshëm dhe të mos lejojnë shkelje që dëmtojnë të ardhmen e vendit. Nuk mund të ecet përpara duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet. Ne do ta mbrojmë shtetin dhe të ardhmen e tij”, ka thënë Hamza. !



Të tjera
Aktuale
AAK i bashkohet thirrjes për tërheqjen e Feride Rushitit nga kandidatura për presidente
Pas Partisë Demokratike e Kosovës, edhe
Aktuale
Ndërpritet seanca, vazhdon në orën 19:00
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu,
Lajme
Isa Mustafa jep versionin e tij për zgjedhjen e presidentit
Para pak minutash ka rinisur seanca