Në një mbrëmje plot shkëlqim, elegancë dhe emocione, janë zgjedhur përfaqësueset zyrtare të Shqipërisë dhe Kosovës për Miss Universe 2025. Flavia Harizaj u shpall Miss Universe Albania, ndërsa Dorea Shala do ta përfaqësojë Kosovën në garën ndërkombëtare që këtë vit mbahet më 21 nëntor në Tajlandë.
Spektakli madhështor “Miss Universe Albania & Kosova 2025” u zhvillua në Tiranë dhe u ndoq me interes të madh nga publiku. Përveç kurorëzimit të dy vajzave që do të mbajnë flamujt shqiptarë në skenën globale, u bë edhe një njoftim i rëndësishëm: duke filluar nga viti i ardhshëm, Kosova do të ketë garën e saj të veçantë të Miss Universe, që do të organizohet në Prishtinë.
Ky ndryshim simbolizon një riorganizim të madh për konkursin e bukurisë dhe synon të forcojë identitetin kulturor të secilit shtet, duke sjellë përzgjedhje më të përqendruar dhe përfaqësim më të denjë në nivel ndërkombëtar.
Tashmë për Flavia Harizajn dhe Dorea Shalën nis rrugëtimi i përgatitjeve për skenën e madhe në Tajlandë, ku do të përballen me konkurente nga e gjithë bota në një spektakël që shkon përtej bukurisë – duke promovuar vlera, inteligjencë dhe përfaqësim kulturor.





Të tjera
Aktuale
Aksident i rëndë në Bresje
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Muja miraton dy vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e qumështit
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë
Lajme
Qeveria në detyrë mban mbledhjen e radhës, merr një sërë vendimesh e ndanë mjete buxhetore
Qeveria në detyrë e Republikës së