Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka njoftuar se Linja 4 e Trafikut Urban do të qarkullojë deri në orën 02:00.
Kjo zgjatje e orarit për këtë linjë është bërë për arsye të festivalit “Sunny Hill”, shkruan Botapress.info
“Sonte, nesër dhe pasnesër, Linja 4 e Trafikut Urban do të qarkullojë deri në orën 02:00. Të gjithë që ktheheni nga Sunny Hill Festival do të keni mundësi ta shfrytëzoni autobusin”, ka thënë Zogaj. /Botapress.info/