Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj ka thënë se beson që LDK-ja do të fitojë në Prishtinë, në zgjedhjet e 17 tetorit.
Gjatë intervistës për “Përballje”, me kryeredaktorin, Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com, Zemaj theksoi se LDK-ja jo vetëm që ka ambicie por ka edhe sondazhe pozitive nëpër disa komuna të mëdha për të fituar.
“Jo vetëm që ka ambicie, por ka edhe sondazhe pozitive, por ka edhe punë shumë edhe ka kontakte të përditshme nën masat antiCOVID, në çdo komuna apo fshat”, tha Zemaj.
Me ndryshimet e mëdha në parti, Zemaj tha se pritet që LDK-ja do të kthehet aty ku e ka vendin.