Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, në seancën plenare të Kuvendit tha se gjatë qeverisjes së Albin Kurtit, nuk ka pasur asnjë lehtësim për qytetarët.
“Ajo që është fakte është se gjatë qeverisjes së Albin Kurtit, qytetarët e Kosovës nuk e kanë parë asnjë lehtësim. Do të doja që për çdo gjë që e them të kem edhe demantin e qeverisë. Përkundrazi, kanë përjetuar vetëm rritje të vazhdueshme të çmimit të energjisë dhe nuk po shohim as strategji afatgjate, nuk po ka transparencë dhe nuk po ka as ndjeshmëri socialë”, ka thënë Zemaj.
Zemaj poashtu tha se rryma është shtrenjtuar tri herë gjatë qeverisjes Kurti, teksa shtoi se është planifikuar edhe për një rritje tjetër të çmimit të energjisë./EO



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në