Deputeti i LDK-së Armend Zemaj ka shpërfaqur dufytrësinë e GP të Vetëvendosjes të cilët krenohen dhe e përvetësojnë politikisht suksesin e Policisë së Kosovës ndërkaq në Kuvend votojnë kundër diskutimit për shtesat, rrezikshmërinë dhe pagat e pensionimin e parakohshëm të Policisë së Kosovës, shkruan Botapress.
Ja postimi i deputetit Armend Zemaj në Facebook:
Shumica parlamentare VV-së votoj kundër diskutimit për shtesat, rrezikshmërinë dhe pagat dhe pensionimin e parakohshëm të Policisë së Kosovës, ndërkohë që punën e shkelqyeshme të tyre po provojnë ta përvetsojnë me çdo kusht.
Pushteti i VV-së është, pushtet i propagandës dhe zhurmës në rrjete sociale, asesi i veprave për t’i dalur në ndihmë policisë së Kosovës.