Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka biseduar në telefon me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Këtë e ka bërë të ditur vet Zelensky me anë të një postimi në Twitter.
Ai ka thënë se vlerëson ndihmën dhe mbështetjen e Shqipërisë dhe se po punojnë për të bashkërenduar veprimet në OKB.
Postimi i Zelenskyt:
Pata një bisedë telefonike me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Folëm për luftën kundër pushtuesve rusë. U diskutua për punën e përbashkët në kuadër të OKB-së. Ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës. #StopRusia.