Ish-deputeti e gazetari, Milaim Zeka ka thënë se ditë më parë ambasadorja e Suedisë, Finlandës dhe Italisë kanë vizituar RTK-në derisa i njëjti tha se ka informacione se kjo vizitë është bërë për të tentuar që të ndryshohet politika redaktoriale dhe skema programore, raporton Gazeta Botapress.
Ai ka thënë se pas këtyre informacioneve ka qenë në kontakt me deputetë të parlamentit suedez në mënyrë që kjo çështje të ngritët në parlament.
Zeka ka kërkuar që mediat në Kosovë të reagojnë ndaj kësaj vizite.
“Si do reagonin tv e Suedise, Finlandes e Italise, me pas shku ambasadori i Kosoves e me pas nderhy ne skemen programore te ketyre mediumeve?!!!”, ka shkruar ai./Botapress/