Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë për dokumentarin “Expose” se si pasojë e braktisjes së fshatarve, Kosova detyrohet që të importojë në masë të madhe produkte bazike për jetesë, nisur nga gruri apo mielli.
“Nëse kthehemi 10 vite më herët, realisht nëse kthehemi në vitin 2010 ne kemi parë se në atë kohë kemi pasur një import të grurit një mesatare rreth 120 milionë Kg derisa mielli ka qenë 40 milionë Kg, pra proporcioni mes grurit dhe miellt ka qenë 60/40 për qind, ndërsa sot vërejmë se kemi import më të madh të grurit dhe import më të vogël të miellit, për shkak se janë rritur kapacitetet prodhuese ose përpunuesë të grurit brenda në Kosovë, por mund të ju them në një mesatare të importit të grurit në Kosovë kemi rreth 100 milionë kg grurë në vit, derisa rreth 35 milionë kg miell, brenda një viti” tha Stavileci.
Në vitet e fundit sipas të dhënave të Doganës së Kosovës është shtuar importi i grurit, që besohet të ketë lindur si nevojë i mos punimit të tokave.
“Lëvizjen e vetme që e kemi parë ka qenë rritja e importi të grurit për shkak se janë rritur kapacitetet e grurit derisa importi i miellit të gatshëm, që para 10 viteve ka qenë me i lartë, cdo ditë e më shumë është duke rënë, për shkak se prodhohet në brendi” tha Stavileci raporton “Gazeta Blic”