Zëdhënësi i partisë së Ramush Haradinajt, Lulzim Blaka, ka reaguar pasi Ministria e Financave ka paralajmëruar se do t’ua ndalë pagat mësimdhënësve që futen në grevë, raporton Express.
Blaka ka thënë se mësimdhënësit po e përjetojnë këtë gjë për herë të dytë, meqë e para herë kishte ndodhur në vitin 1990 kur Sllobodan Millosheviqi i largoi nga puna shkaku i grevës.
Haziri i thur kritika Kurtit: Po blen kohë, i shtyn problemet prej mbrëmjes në mëngjes
“Hera e dytë që përjetoj goditjen e shtetit kundër grevave punëtore.
Herën e parë në Shtator 1990, si fëmijë e mbajë mend largimin masiv të shqiptarëve nga puna, sepse kishin marrë pjesë në protestën e BSPK, asokohe të udhëhequr nga i madhi Hajrullah Gorani.Goditja e dytë ndaj grevistëve, po ndodh tash nga Kurti. T’paktën ky veç pagat po ju ndalë, nuk po i largon prej punës sikur Millosheviqi dikur, Edhe pse me këtë mentalitet, edhe prej punës i largon”, ka shkruar Blaka në Facebook..
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/08/Screenshot_5-37.png)