Gazeta Nacionale ka botuar sot vazhdimin e tretë të audio-incizimeve të Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së dhe Slavko Simiq, ish-deputet i Listës Serbe, ku, mes të tjerash, Kusari e akuzon Ramush Haradinajn, kryetar i AAK-së, për fryerje të listave të veteranëve të UÇK-së dhe e ofendon rëndë Uran Ismailin e PDK-së, duke e quajtur idiot patetik.
Qytetarët tashmë kanë nisur t’i referohet këtij përgjimi si skandalo “Zdravo”. Madje, disa komentuest kanë ironizuar në një postim të kryeministri Albin Kurti, ku Kurti tregon për vënien e gurthemelit të Qendrës Multifunskionale për Rini në Podujevë.
Përgjimet e Kusarit me Simiqin: Mobilizohen veteranët, paralajmërohen veprime konkrete
Një qytetar me emrin Endrit Mehmetaj i komentoi Kurtit në gjuhën serbe “Zdravo premijer”.
Një qytetar tjetër, Kushtrim Fazliu, i komentoi “Zdravo Albin”, ndërsa Bekim Berisha i komentoi Kurtit me “Zdravooo”.
Ndërsa Arijan A. Syla e pyeti Kurtin në formë ironie nëse e ka bërë këtë hedhje të gurthemelit “Me kordinim a pa kordinim të Milanit” (Radojiçiq).
Kastriot Ademi e pyeti Kurtit njëjtë, nëse e ka “vet Millanin”.