Një zyrtar i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, është arrestuar dje. Ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ai është kapur në flagrancë duke marrë ryshfet 5 mijë e 850 euro nga dy biznese aplikues dhe përfitues të subvencioneve.