Një rast jo fort i zakonshëm u zbulua mbrëmë në lagjen Dragodan të Prishtinës, ku në depon e një shtëpie u gjetën 27 mijë euro të murosura. Pjesa më e madhe e parave që u gjetën ishin të vjedhura. Denoncimi për vjedhjen e tyre u bë ‘sebep’ që Policia ta identifikojë të dyshuarin, i cili tashmë është arrestuar
Burimet e Gazetës Sinjali nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Arianit Ruhanin, 25-vjeçar. I riu ndodhet nën masën e ndalimit policor për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.
Avokati i familjes së Bedri Rexhepit: Vllasaliu s’ka vepruar i vetëm në vrasjen e biznesmenit
Në shtëpinë e tij ku u krye bastisja në rrugën “Qemal Stafa” Policia gjeti të murosura në depo 27 mijë euro, 18 mijë prej të cilëve ishin të vjedhura.
Kur u vodhën këto para dhe si u zbulua rasti?
Rasti ishte raportuar me datën 21 shtator pasi një qytetare kishte denoncuar se e kishte harruar çantën në një taxi nga Prishtina për Fushë Kosovë, e në të cilën kishte dokumnetet dhe 18 mijë euro.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.