Mbrëmjen e djeshme u zhvillua një festë ku të pranishëm ishin ish-banorët Vip dhe produksioni e stafi i Top Channel & BBVIP.
Padyshim që vëmendja kryesore ishte te Donaldi, për të cilin u tha se ka prishur raportet me produksionin. Në festë ai u paraqit i veshur si “Spiderman” i shoqëruar nga Romeo dhe Elgit Doda.
Në anën tjetër Beatrix shkoi shumë më vonë me vëllain e saj Alban Ramosaj dhe sipas të pranishmëve çifti nuk qëndruan së bashku.
Por ajo që ende nuk dini është se afterparty.al mësoi se mbrëmjen e djeshme ishte në festë edhe Bora Zemani, por si duket shkoi sa për të bërë “qokën” ndaj produksionit pasi ishte e ftuar.Ajo u largua para se Donaldi të shfaqej në festë, pasi ai shkoi orë më vonë pasi kishte filluar festa.
Ndërkohë ditën e sotme, Beatrix deklaroi ndarjen nga Donaldi dhe këtu dalin fjalët e Borës në emisionin e saj:
“Loja me dy vajza nuk është asnjëherë gjë e bukur dhe gjithmonë mendoj se djali do dali gjithmonë i humbur dhe nuk do ketë asnjërën”, u shpreh Zemani, duke lënë të nënkuptonim një ‘thumb’ për Donaldin.