Detajet e reja janë publikuar nga përgjimet që kanë dalë nga dosja e Hysri Selimit – i arrestuar për spiunazh në favor të shërbimit sekret serb, BIA.
Në emisionin Debat Plus, Ermal Panduri ka dhënë detaje të reja për Igor Babiq me të cilin dyshohet se ka punuar ngushtë Hysri Selimi.
“I lindur në vitin 1975 në Gjilan, officer i BIA-s me seli në Nish të Serbisë. Igor Babiq ka peshë të madhe në rajonin e Gjilanit ku është nga njerëzit më të rëndësishëm për ruajtjen e pushtetit nga Lista Serbe. Ky është oficeri i BIA-s që i ka dhënë detyra Hysri Selimit. Selimi ka pas disa udhëtime në Serbi për të cilat AKI ka të dhëna. Dihen metodat e udhëtimit, vendet e takimit dhe masat që i ka marr për parandalimin e rrjedhës së informacionit. Babiq ka punuar në vitet e 90-ta për sigurimin e shtetit të atëherë Jugosllavisë’’, tha Panduri



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen