Hetimet disamujore të Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, lidhur me një rast të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ku është i përfshirë një zyrtar i komunës së Vitisë, ishte zbuluar se i njëjti ka bërë regjistrimin e një shtetasi të Maqedonisë, si shtetas i Kosovës, pasi i njëjti e ka paguar 10 mijë euro. Dy të dyshuarit janë arrestuar muajin e kaluar, teksa personi që ua ndërmjetësoi këtë punë ishte në arrati deri më sot, .
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari i tretë, i cili është identifikuar nën dyshimet për përfshirje në këtë rast është Zijadin Huskovci, 47-vjeçar, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.
Cila ishte ‘ndihma’ e Huskovcit që e futi në telashe?
Gjatë hetimeve është zbuluar se Huskovci, dyshohet se ka bërë ndërmjetësimin, duke pranuar shumën prej 10000,00 nga shtetasi i Maqedonisë, të cilat më pas ia ka dhënë të dyshuarit Mehmet Drugzan, zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Vitisë.
Kështu tre të dyshuarit në bashkëpunim dyshohet se kanë kryer veprat penale “Dhënie të Ryshfetit”, “Marrje të Ryshfetit” dhe “Keqpërdorim i detyrës apo autoritet zyrtarë”.
Ndryshe, shtetasi i Maqedonisë, ishte regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile, nga zyrtari i gjendjes civile në Komunën e Vitisë dhe ishte pajisur nga sistemi elektronik i gjendjes civile me dokumente personale (certifikatë, ekstrakt të lindjes dhe letërnjoftim).