Pas zbatimit të Sistemit EES nga Bashkimi Evropian, transportues nga disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë bllokuar pikat kufitare për qarkullimin e mallrave drejt zonës Schengen, duke shkaktuar vonesa të mëdha dhe ndërprerje serioze në zinxhirin e furnizimit.
Në lidhje me këtë situatë, Aleanca Kosovare e Bizneseve ngre alarmin për pasojat ekonomike.
Kryetari i kësaj Aleance, Agim Shahini ka paralajmëruar se bllokadat kufitare po shkaktojnë humbje mbi një miliard dollarë në ditë në qarkullimin e mallrave ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Tutje, Shahini shtoi se kjo u kushton edhe kompanive, pasi që ata detyrohen të gjejnë shoferë të ri.
Ndërkohë, ekonomisti Jakup Bellaqa tha se kjo ky sistem po i shkakton humbje të madhe ekonomike rajoneve, për shkak të mallrave të vonuara.
Si importuese e shumë mallrave përmes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Kosova pritet të ndjejë pasojat e protestave në qarkullimin e mjeteve të transportit.
Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufirit njoftoi se, sipas informacionit të pranuar nga zyrtarët kufitarë të Serbisë, “do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve në të gjitha pikat kufitare me Serbinë”.



Të tjera
Aktuale
Netanyahu: Izraeli godet hekurudhat dhe urat e përdorura nga Irani
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se
Lajme
Mediat iraniane raportojnë për një zinxhir njerëzish rreth termocentralit në Tabriz pas kërcënimeve të Trump
Një zinxhir njerëzish është formuar rreth
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore