BE në komunikatën zyrtare të ujdisë për targa e bëri me dije se çka pason në vazhdimin të dialogut në Bruksel mes Kosovës e Serbisë, Asociacioni i Komunave me Shumicës Serbe, transmeton Gazeta Botapress.info
Komunikata e publikuar në faqen e Komisionit Europian ka të theksuar në paragrafin përmbyllës shqetësimin e shënuar nga “lehtësuesi” i BE’së për dialog dhe pritjet për respektimin e obligimeve.
“Në ditën e sotme të negociatave, lehtësuesi i BE’së shënoi shqetësimin e ngritur nga pala e Beogradit lidhur me mos themelimin e Asociacionit/Komunitetit të komunave me shumicë serbe dhe mungesën e panelit me shumicë serbe në Gjykatën e Apelit në një rast aktual. Lehtësuesi i BE’së do të adresoj çështjet e mbetura që dalin nga Marrëveshja e Parë e parimeve rregulluese të normalizimit të relacioneve, “Marrëveshja e Brukselit”, me të dy palët si çështje prioritet në një prej takimeve me kryenegociatorët para fundit të vitit”.
Të njëjtën çështje e ka ngritur pala serbe ka ditë tani si kusht para nisjes së dialogut për ‘krizën e reciprocitetit të targave’. Sot u përmend po ashtu përsëri në adresimin e presidentit serb Vucic që e theksoi se ende është i brengosur për rastin e Ivan Todosijevic që është shpallur fajtor për mohimin e Masakrës së Reçakut.
Ujdia për targa u mbyll si çështje, porosia e BE’së është e qartë se nuk ka përfunduar asgjë, siç e ka cekur edhe vet Presidentja e Komisionit Europian sot kur përgëzoi palët dhe ju bëri me dije se dialogu duhet vazhduar./Botapress.info/