Zafir Berisha, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës ka folur për takimin e Ohrit. Berisha është shprehur se nuk pret diçka të veçantë nga ky takim.
“Po unë mendoj se takimi i sotëm në Ohër është në mesin e takimeve të radhës që tash e 12 vjet dhe nuk është që pres diçka të veçantë nga ky takim, pas dy palët janë shumë larg në këtë rast, veçanërisht Serbia. Kosova përmes Albn Kurtit faktikisht ka pranuar planin evropian, një plan i cili është tepër i disfavorshëm për Kosovën, veçanërisht dy pikat e saj”– ka thënë Berisha.
Kurti: Jam optimist, i vëmendshëm dhe do të bëjmë më të mirën për Kosovën
Mendoj se pranimi i këtij plani dëmton perspektivën e Kosovës sepse këtu nuk po flitet për një marrëveshje midis gjermanëve dhe francezëve, por po flitet për një marrëveshje midis shqiptarëve e serbëve”, është shprehur ai.